Flash

Lufta në Ukrainë-Rusi/ I dërguari i Trump: Kievi ka pranuar të mbajë zgjedhje

Lapsi.al 22 March 2025
Lufta në Ukrainë-Rusi/ I dërguari i Trump: Kievi ka pranuar

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, pretendon se Kievi ka pranuar të mbajë zgjedhje presidenciale në Ukrainë, pa dhënë detaje të tjera. Në një intervistë për Fox News, Witkoff tha se “do të ketë zgjedhje në Ukrainë”, duke shtuar se udhëheqësit e vendit të shkatërruar nga lufta “u pajtuan me të”.

Administrata Trump ka rritur presionin për të detyruar Ukrainën të mbajë zgjedhje gjatë kohës së luftës, diçka që kushtetuta e vendit e ndalon. Donald Trump e kishte përshkruar homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, si një “diktator pa zgjedhje”.

“Nëse do të ketë një marrëveshje paqeje, Ukraina nuk mund të jetë anëtare e NATO-s. Unë mendoj se kjo është gjerësisht e pranueshme”, tha Witkoff.

Por i dërguari i SHBA-së sugjeroi se Ukraina mund të përfitonte ende nga garancitë e ngjashme të sigurisë që u ofrohen shteteve të NATO-s sipas klauzolës së mbrojtjes kolektive të nenit 5 të aleancës, sipas së cilës anëtarët e saj janë të detyruar të ofrojnë ndihmë për njëri-tjetrin nëse njëri prej tyre sulmohet.

“Unë mendoj se kjo është e hapur për diskutim”, tha Witkoff, pa dhënë detaje.

Të këshilluara

Papa Françesku del pas 37 ditësh në spital

Pas një qëndrimi të gjatë 37-ditor në spital për shkak të pneumonisë së rëndë, Papa Françesku është duke u rikthyer në jetën publike. Atij është liruar nga spit...

19:58

Protestat në Turqi, mbi 300 të arrestuar

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të St...

14:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI