Flash

Aksident i rëndë në rrugën Fier–Seman, plagosen dy persona

Lapsi.al 21 March 2025
Aksident i rëndë në rrugën Fier–Seman, plagosen dy

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, pranë fshatit Hoxharë. Një automjet tip BMW ka goditur nga pas një karrocë me kafshë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar drejtuesi i automjetit dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili po udhëtonte me karrocën. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment rrugor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI