Flash

Aksident tragjik në Fushë-Prezë/Mjeti përplaset me betonieren, humbin jetën 4 të rinj

Lapsi.al 20 March 2025
Aksident tragjik në Fushë-Prezë/Mjeti përplaset me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë- Prezë, shumë pranë Vorës. Një makinë, në të cilin udhëtonin katër të rinj, është përplasur me një betonire.

Si pasojë e goditjes, Mercedes Benz-i ka marrë flakë menjëherë, duke bërë që katër të rinjtë që udhëtonin në të të digjeshin tërësisht.

 

" Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç. Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Rama fton Dash Sulën ti bashkohet PS-së

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të mërkurë me kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit la të hapur mundësinë që deputeti demokrat Dash ...

10:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI