Flash

Rama ironizon Bashën: Kemi në listën tonë edhe kandidatë nga çadra

Lapsi.al 19 March 2025
Rama ironizon Bashën: Kemi në listën tonë edhe

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 Majit ka ironizuar serish Lulzim Bashën. Rama tha se në listat e PS ka dhe kandidatë që kanë ardhur nga partia e Bashës, teksa ironizoi se ky i fundit ka harruar të evolojë se e ka zënë gjumi.

Kreu i qeverisë ka vijuar me ironitë duke thënë se ka njerëz që kanë lindur me këmishë por Basha ka lindur me këmishë nate se e do shumë gjumin.

Rama: Kemi në listat tona kandidatë edhe në listë të mbyllur që vijnë direkt nga ana tjetër.Dekanen e Fakultetit Ekonomik të Vlorë e kemi nga çadra, rrinte atje "Rama ik" sot është në listë të mbyllur sepse gjërat evolojnë. Çadra është e 2017. Luli nuk evolon, sepse është i përsosur, nuk ka ça evolon. I lindur i përsosur. Një njeri i cili gjumi e do aq shumë sa e do për vete është i përsosur. Ka njerëz që thonë lindin me këmishë. Luli ka lindur me këmishë nate, por s'janë të gjithë kështu, 1 është ai.

Të këshilluara

Rama fton Dash Sulën ti bashkohet PS-së

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të mërkurë me kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit la të hapur mundësinë që deputeti demokrat Dash ...

10:26

Analiza: Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën

Aeroplanët luftarakë izraelitë realizuan gjatë orëve të ditës së hënë një valë bombardimesh në Rripin e Gazës, duke thyer një armëpushim të brishtë që është rua...

08:08

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.6 lekë...

08:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI