Flash

GJKKO shpall vendimin për dy trafikantë droge

Lapsi.al 19 March 2025
GJKKO shpall vendimin për dy trafikantë droge

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli vendimin për Jovan Memaj dhe Bernard Tahiraj, të cilët u dënuan për veprat penale të lidhura me trafikimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në grupe të strukturuara kriminale.

Jovan Memaj u dënua me 8 vite burg për veprat e tij, pas një procesi gjyqësor që përdori rregullat e gjykimit të shkurtuar. Ai u deklarua fajtor për “Kultivimin e bimëve narkotike”, “Trafikimin e narkotikëve”, dhe “Grupin e strukturuar kriminal”. Dënimi fillestar u ul pas një reduktimi për 1/3, duke bërë që ai të përfundojë me 8 vjet burg.

Bernard Tahiraj, nga ana tjetër, u dënua me 2 vite burg për pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal. Edhe ai përfitoi një ulje dënimi pas gjykimit të shkurtuar, duke nisur dënimin nga momenti i arrestimit të tij. Gjykata ka lejuar ankimimin e këtij vendimi brenda një periudhe 15 ditësh, e cila fillon nga dita e nesërme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI