Flash

Biseda Trump-Zelenskyy, çfarë diskutuan dy liderët në 60 minuta

Lapsi.al 19 March 2025
Biseda Trump-Zelenskyy, çfarë diskutuan dy liderët në 60

Presidenti amerikan, Donald Trump ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, teksa tenton të ndërtojë një urë mes Moskës dhe Kievit, për t’i dhënë fund luftës që ka nisur më shumë se tre vjet më parë.

“Pjesa më e madhe e diskutimit është bazuar në thirrjen që është zhvilluar një ditë më parë me presidentin [rus, Vladimir] Putin, me qëllim të afrimit të Rusisë dhe Ukrainës sa u përket kërkesave dhe nevojave”, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

Trump ka thënë se palët janë duke shkuar drejt një rruge të përbashkët, dhe që i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Michael Waltz që të bëjnë një përshkrim të duhur të pikave që janë diskutuar.

Biseda e së mërkurës ka qenë e para mes Trumpit dhe Zelenskyt prej takimit të tyre në Zyrën Ovale, më 28 shkurt, që nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë.

Biseda e tyre më 19 mars është zhvilluar pas thirrjes telefonike që ka zhvilluar të martën Trumpi dhe Putini.

Putini e ka refuzuar propozimin për armëpushim 30-ditor, i cili është shtyrë përpara nga Trumpi dhe paraprakisht është pranuar nga Ukraina.

Putini është pajtuar për t’i pezulluar vetëm sulmet në infrastrukturën e energjisë. Bloomberg News ka raportuar se edhe Zelensky është pajtuar që të mos shënjestrojë infrastrukturën ruse të energjisë.

Megjithatë, Rusia dhe Ukraina e kanë akuzuar njëra-tjetrën më herët gjatë ditës për shkelje të marrëveshjes së re. Trump e ka kthyer në prioritet kryesor përfundimin e kësaj lufte që ka vrarë dhe plagosur mbi një milion njerëz.

Por, dy palët janë shumë larg në qëndrime në çështjet si shkëmbimi territorial dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën. Presidenti Trump duket se do të duhet të përdorë shumë shkopinj dhe karota për t’i bindur palët që të arrijnë pajtueshmëri./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI