Flash

Tragjedia e Koçanit/ Dy të plagosur çohen në Poloni, shumë të tjerë në Bullgari

Lapsi.al 18 March 2025
Tragjedia e Koçanit/ Dy të plagosur çohen në Poloni,

Mbi 500 persona kanë dhuruar gjak për të lënduarit e incidentit tragjik në diskotekën e Koçanit, ka njoftuar Kryqi i Kuq në Bullgari.

Gjaku dhurohet në Spitalin Universitar për Trajtim Aktiv dhe Mjekësi Urgjente UMBALSP “N.I. Pirogov” dhe në Qendrën Kombëtare të Hematologjisë Transfuzive. Sot dhuruan gjak 381 persona, ndërsa dje në tre orë, kanë dhuruar mbi 120 persona.

Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se dy të plagosur nga zjarri në Koçan u dërguan pasdite në Poloni për trajtim, informoi delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut në faqen e tij në Facebook.

“Ambasada e Polonisë ka siguruar transportin e ambulancës ajrore për dy persona të plagosur nga zjarri tragjik në Koçan. Pacientët do të marrin kujdesin e nevojshëm në Qendrën Lindore Polake për Trajtimin e Djegies dhe Kirurgjinë Rikonstruktive,” thuhet në deklaratë.

Ambasadori çek në Maqedoni Jaroslav Ludva njoftoi në rrjetin social X se dje mirëpriti një ekip mjekësor nga Republika Çeke për të ndihmuar mjekët maqedonas të trajtojnë të plagosurit nga zjarri në Koçan. Më tepër se 70 pacientë janë transferuar për trajtim jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI