Flash

Nuredin Dumani: Suel Çela më nxori në pritë në Elbasan!

Lapsi.al 18 March 2025
Nuredin Dumani: Suel Çela më nxori në pritë në

Fatos Gosa, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" kundërshtoi me forcë akuzat dhe thëniet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ndaj tij. "Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo", tha Gosa me tone të larta nga kafazi i sallës së gjyqit.

Seanca vijoi më tej me përgjigjet e Dumanit ndaj avokatit të Gosës:

Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar?

Nuredin Dumani: Isha i plagosur.

Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë?

Nuredin Dumani: Sepse nuk ishte në Elbasan.

Avokati Përparim Kulluri: Pse i thatë Suel Çelës "më vranë" dhe pastaj "më vratë"?

Nuredin Dumani: Sepse vetëm ai e dinte që unë isha aty.

Avokati Përparim Kulluri: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën "më vratë" në SKY. Pse ia atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?

Nuredin Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan. Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatit i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më, edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet Matriksi e do dalin.

Avokati Përparim Kulluri: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?

Nuredin Dumani: Se atëherë m'u hapën sytë.

Avokati Përparim Kulluri: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?

Nuredin Dumani: Asnjë gjë.

Avokati Përparim Kulluri: Kur e njohe Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Fundi i 2009, fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi.

Avokati Përparim Kulluri: Pse u prishën marrëdhëniet me Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllain tim.

Avokati Përparim Kulluri: A ka ndenjur makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit në garazhin tënd?

Nuredin Dumani: Po. Ka qenë një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.

Avokati Përparim Kulluri: A është përdorur në ngjarje tjetër?

Nuredin Dumani: Po për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.

Avokati Përparim Kulluri: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?

Nuredin Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.

Avokati Përparim Kulluri: Si ka informuar Gosa?

Nuredin Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.

Të këshilluara

Vizita e fundit e djalit, bacit të vet

Skena e mjekut ndoshta ishte më e rënda. Së paku deri mbrëmë. Mjeku i cili e përcolli Presidentin Thaçi shkallëve të spitalit deshti ta përqafon jo president...

21:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI