Flash

Nuk e fut Shqipërinë në BE bufi i kënetës apo kopjet e vogla të tij

Lapsi.al 18 March 2025
Nuk e fut Shqipërinë në BE bufi i kënetës apo kopjet e

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi live në rrjetet sociale ka vijuar me sulmin ndaj opozitës. Rama tha se në PD nuk ka demokraci, dhe kjo u reflektua qartë në procesin e primareve. Sipas tij këto të fundit u ‘zhbënë’ nga vetë kryetari i partisë Sali Berisha. Ai shtoi se Shqipërinë në BE nuk e fut dot Berisha apo partitë e reja që i konsideron si kopje të tij.

“Unë them që kjo punë nuk është kështu dhe për më tepër në 11 maj nuk është çështjesh partish si asnjëherë tjetër. Nuk ishte çështje partish në ’92. Njerëzit votuan për PD atëherë, unë s’kam votuar atëherë. Populli e votoi masivisht me të drejtë se nuk kishte tjetër, sepse ishte një votë gjeopolitike. Për herë të parë që atëherë, më 11 Maj është votë gjeopolitike. A do të hysh në BE? Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës.

Që do të të vijë nesër zor kur të thuash se nuk votova për të hyrë në BE sepse e fus unë Shqipërinë në BE me PS. Jo bufi i kënetës, qua qua qua apo qilimat fluturues që dalin dhe ulërasin si me qenë kopje të vogla të bufit dhe thonë jemi parti të reja dhe shajnë. Nuk e fusin ata. Nuk kanë lidhje ata me këtë punë. Ka kënetë, jo PD. Për veten tënde votoje PS. Merre pasaportën dhe fute Shqipërinë në BE. Nuk ka demokraci, por buf kënete se e pe vetë me primaret", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI