Flash

Në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 51-vjeçari në Maminas

Lapsi.al 18 March 2025
Në kërkim për trafik të lëndëve narkotike,

Një person i kërkuar nga Italia për trafik droge dhe i dënuar me 4,5 vite burgim, është arrestuar ditën e sotme në Durrës, me qëllim ekstradimi.

“Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me homologët e Policisë italiane, kanë kapur në Maminas dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Koni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, me vendimin e datës 10 janar 2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.8 lekë...

08:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI