Flash

Kalon për gjykim dosja e dytë e 5D, Erion Veliaj jashtë gjykimit

Lapsi.al 18 March 2025
Kalon për gjykim dosja e dytë e 5D, Erion Veliaj jashtë gjykimit

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim fraksionin e dytë të dosjes “5D”, ndaj Eglantina Zere, Deborah Keçi, Teuta Guri, Jetjon Mera, Reinaldo Gjerazi, Enekleida Qyta, Bruno Koçi, Riviola Baxha dhe Kristo Zhulati.

SPAK pretendon se ka provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar për t’u shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere ku përfitues të tenderave ishin drejtorët e bashkisë, njëherësh pronar faktik të kompanisë “5D”

Si në dosjen e parë, ashtu edhe në të dytën, Erjon Veliaj nuk është marrë i pandehur megjithëse pjesë e hetimit janë thuajse të gjithë bashkëpuntorët e tij kryesorë në Bashkinë e Tiranës. Ish-drejtorët e Bashkisë, Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe dhe disa zyrtarë të tjerë kanë kaluar për gjykim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje pasurie.

Për të justifikuar padijeninë e tij për vjedhjet flagrante të ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Erjon Velaij ngriti paralele mes pozicionit të tij dhe atij të kryeministrit Rama thoshte se vartësit kishin ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës së tij.

“Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit” ka thënë Veliaj në apologjinë e tij.

“Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!”

…Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!” ishin pyetjet që ngrinte Lali dhe që si duket, edhe SPAK nuk u ka dhënë dot përgjigje.

Të këshilluara

Vizita e fundit e djalit, bacit të vet

Skena e mjekut ndoshta ishte më e rënda. Së paku deri mbrëmë. Mjeku i cili e përcolli Presidentin Thaçi shkallëve të spitalit deshti ta përqafon jo president...

21:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI