Flash

Berisha në Shkodër: Asnjë votë mos i jepni Tom Doshit dhe Lul Bashës

Lapsi.al 18 March 2025
Berisha në Shkodër: Asnjë votë mos i jepni Tom Doshit dhe

Sali Berisha bëri një thirrje të drejtpërdrejtë në një tubim që pati në Shkodër ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Berisha u kërkoi shkodranëve që të mos u japin asnjë votë PSD-së së Tom Doshit dhe kandidatëve të Lulzim Bashës.

“Asnjë votë Tom Doshit. Tomë, ja ku po ta them para këtyre burrave dhe grave, në qoftë se ka një njeri në Shqipëri që ka punë me Zotin, je ti dhe Vilma Nushi. Ju jeni të dy në origjinën e të gjitha dhimbjeve, e të gjithë sëmundjeve që nuk mjekohen nga ilaçet e skaduara që shiten në treg.

Ju jeni mamuthët e tregut. Dhe aq më keq, të them mos shtro iftar me paratë e vjedhura. Askërkund! 3500 tendera fiton në vit ai. E kuptoni ju vetë. Bashkë me Vilma Nushin i fshinë ilaçet, nuk ka më në Shqipëri vetëm ilaçet e tyre, ilaçet e tyre janë si ato. Ndaj dhe hiq dorë nga kjo fushatë. Njeriu që shkon e blen partinë e tjetrit. Kjo është e vërtetë.

Tani dy fjalë për ata ish-pro amerikanët e mi. Ramiz, Fatmir, etj, hiqni tani, e morët vesh se ku shkoi Donaldi, po po shkon edhe Kimi, mos vazhdoni gënjeshtrën e Lulzim Bashës se nuk ka gjë më turp që t’u gënjejë Lul Basha nga mëngjesi gjer në darkë. Se po të uleni dhe të mendoni gënjeshtrat, ju nuk jeni të zotë t’i numëroni.

Kthehuni, mos vazhdoni betejën për Edi Ramën. Çdo votë për ta, është votë për Edi Ramën. Çdo votë për këto partitë kundër opozitës është votë për Edi Ramën. Ndaj dhe shkodrane e shkodranë, njerëz të mençur, bura dhe gra asnjë votë për ta, votoni Aleancën për Shqipërinë Madhështore, votoni për PD-në. PD ka një rikthim madhështor. PD u dëshmua forca e idealeve tuaja, forca e Shqipërisë dhe shqiptarëve” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kreu i KQZ jep detaje për fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Pasi u paraqitën të gjitha propozimet, komisioneri Celibashi tha se do të ...

16:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI