Flash

Vendos shorti: Si do të renditen partitë në fletën e votimit më 11 maj

Lapsi.al 17 March 2025
Vendos shorti: Si do të renditen partitë në fletën e votimit

KQZ ka hedhur sot shortin për renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Nga shorti i hedhur u vendos që PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore të renditet e para në fletën e votimit.

Ajo ndiqet nga Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qorri dhe në vendin e tretë nga Lëvizja Atdheu.

Partia Socialiste në pushtet e drejtuar nga kryeministri Edi Rama renditet në vendin e pestë në fletën e votimit, ndërsa ndiqet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Më tej, në vendin e nëntë renditet koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, e ndjekur nga numri 10, Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërsa lista përmbyllet me PSD-në në vendin e 11-të.

Renditja e plotë: 

1-PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2-Lëvizja Bashkë

3-Lëvizja Atdheu

4- Koalicioni Euroatlantik

5- Partia Socialiste

6-Nisma Shqipëria Bëhet

7-Aleanca Kombëtare Shqiptare

8-Aleanca për Demokracinë e Re

9-Djathtas për Zhvillim

10-Partia Mundësia

11-PSD

Të këshilluara

Zjarr masiv brenda kalasë së Elbasanit

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në një godinë në lagjen Kala në Elbasan. Mediat raportojnë se godina kishte shërbyer si shkollë private, por prej kohës...

20:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI