Flash

Trump jep lajmin: Do të bisedoj sërish me Putin të martën

Lapsi.al 17 March 2025
Trump jep lajmin: Do të bisedoj sërish me Putin të martën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se planifikon të diskutojë për përfundimin e luftës në Ukrainë me presidentin rus Vladimir Putin të martën dhe se negociatorët tashmë kishin diskutuar ndarjen e temave të caktuara

“Do të flas me presidentin Putin të martën. Është bërë shumë punë gjatë fundjavës. Ne duam të shohim nëse mund ta çojmë deri në fund atë luftë. Ndoshta ne mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se kemi një shans shumë të mirë”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One gjatë një fluturimi me vonesë për në zonën e Uashingtonit nga Florida.

Trump po përpiqet të fitojë mbështetjen e Putin për një propozim armëpushimi 30-ditor që Ukraina e pranoi javën e kaluar, pasi të dyja palët vazhduan të shkëmbejnë sulme të rënda ajrore gjatë fundjavës dhe Rusia iu afrua largimit të forcave ukrainase nga baza e tyre mujore në rajonin perëndimor rus të Kurskut.

“Do të flasim për tokën. Ne do të flasim për termocentrale. Unë mendoj se kemi shumë prej tyre të diskutuara tashmë shumë nga të dyja palët, Ukraina dhe Rusia. Ne tashmë po flasim për këtë, duke ndarë asete të caktuara", tha Trump, kur u pyet për koncesionet.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të hënë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë. ...

08:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI