Flash

Tentoi të fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri, vihet në pranga 39-vjeçari

Lapsi.al 17 March 2025
Tentoi të fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë në

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri nëpërmjet kufirit me Kosovën. Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e naftës dhe një automjet fugon që transportonte naftën.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, në vijim të monitorimit të kufirit jeshil me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për kontrabandë me hidrokarbure.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar në rrugën rurale Pakisht-Kukës, automjetin tip furgon, me drejtues shtetasin 39 vjeç, banues në Kolesian, Kukës, ku pas kontrollit në brendësi të furgonit, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.2 tonë naftë të futur kontrabandë nëpërmjet Pakishtit, jashtë pikave të kalimit kufitar dhe shërbimeve doganore, duke iu shmangur kontrollit kufitar dhe doganor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të hënë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë. ...

08:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI