Flash

Seancë në Kuvend, zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së

Lapsi.al 17 March 2025
Seancë në Kuvend, zgjidhen anëtarët dhe kryetari i

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e radhës ku në rend dite janë 25 pika për diskutim.

Ndër pikat më të rëndësishme janë përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues së RTSH-së, me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar te Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe i kryetarit të Këshillit.

Komisioni gjithashtu ka përzgjedhur më 11 mars, edhe 2 emrat kandidatë për kryetarë, teksa fituesi bëhet njëkohësisht edhe anëtari i 11 i Këshillit, përveçse drejtues. Zëvendësuesi i i ish-kryetarit Leka Bungo, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, të cilët janë 2 kandidatët përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.

Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve. Mes të tjerësh është edhe diskutimi për strukturën dhe organika e INSTAT-it.

Në listën me 10 kandidatë të Këshillit Drejtues të RTSH-së bie në sy emra si aktorët Bujar Kapexhiu, Rajmonda Bulku dhe Zamira Kita, regjisori Robert Budina, kompozitori Osman Mula, si dhe emrat e Pano Xhixho, Lorenc Vangjeli, Enio Civici, Alket Braho dhe Petrit Beci.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI