Flash

I dërguari i BE për dialogun viziton Kosovën, pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Lapsi.al 17 March 2025
I dërguari i BE për dialogun viziton Kosovën, pritet të

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Sorensen do të takohet me krerët e shtetit. Emisari i BE-së do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e më pas do të takohet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Takimi Kurti-Sorensen do të fillojë në orën 10:30 në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

Pas takimit me Kurtin, emisari special europian do të pritet në takim edhe nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi. Kjo është vizita e parë e Sorensen pas marrjes së postit në muajin shkurt, duke e zëvendësuar paraardhësin e tij, Miroslav Lajçak. Vizita e Sorensen shoqërohet me deklarata dhe mesazhe të rëndësishme në lidhje me angazhimin e BE-së në proceset politike dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të hënë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë. ...

08:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI