Flash

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla

Lapsi.al 17 March 2025
Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza se ministri Balla është sipas tij njeriu më i inkriminuar.

Pas daljes nga SPAK aty ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha ka publikuar edhe disa përgjime që sipas tij tregojnë lidhjet e krimit të ministrit Balla me bandën e Suel Çelës.

Pjesë nga fjala e Berishës

Tani vazhdojmë përsëri me personazhin më të inkriminuar pas Edi Ramës në Shqipëri dhe ky është Taulant Bego Yaris.

Taulanti është një personazh unik.

A e dini ju të nderuar gazetarë që ai është edhe hajdut xhepash në kuptimin që nuk ngurron t’u kërkojë mbushmani kartën e telefonit, hidh ca mbushje në kartën time të telefonit.

Pra, ky është njeriu që përfaqëson Edi Ramën në Tiranë.

Në janar të vitit 2021, Sueli, kapoja i bandës së Elbasanit është në diskutim me pinin D787BO, e gjeni vetë ju ku është, por edhe unë do përpiqem, në lidhje me një çështje kundër tij, të nisur nga OFL.

Dosja ndodhet në SPAK.

Pini D787BO thotë se ‘do ta kthej dosjen nga Spaku në OFL’.

E shihni pra se si bëhen pazaret dhe pastaj më thonë pse thua ti organizatë kriminale. Po çfarë është kjo apo jo? A nuk është pazar që më hiqni dosjen dhe çojani edhe njëherë policisë.

Pini D787BO thotë se do ta kthejmë dosjen nga SPAK në OFL dhe shpresoj te kushtet.

E kuptoni pra se si shpëtohen kriminelët duke bërë dosjet top futbolli nga Spaku tek OFL dhe duke i nxjerrë jashtë afateve ligjore të gjykimit.

Tani në fund thuhet se ‘Tao është plotësisht i vetëdijshëm për këtë’.

Domethënë do ta bëj se nuk ka ku të shkojë.

Pra, kjo ishte sot për Taon dhe për redaktorin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI