Flash

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Lapsi.al 16 March 2025
Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen

Rreth orës 18:20 të kësaj të diele ka rënë zjarr në parkingun e një pallati në rrugën “Gjik Kuqali” rruga që lidh stadiumin "Selman Stërmasi" me atë të "Kosovarëve". 

Policia njofton se shërbimet e saj kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Mësohet se flakët kanë nisur tek një nga automjetet e parkuara në parking për shkak të nje defekti.

Shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit. "Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin" - thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi po përditësohet...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI