Flash

Tragjedi në Maqedoni të Veriut: Zjarr në klubin e natës, mbi 50 të vdekur

Lapsi.al 16 March 2025
Tragjedi në Maqedoni të Veriut: Zjarr në klubin e natës, mbi

Një zjarr shkatërrues ka përfshirë klubin e natës Pulse në Kocan të Maqedonisë së Veriut në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar të paktën 50 viktima dhe mbi 100 të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 gjatë një koncerti të grupit hip-hop DNA, ku ndodheshin rreth 1,500 persona. Sipas dëshmitarëve dhe pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga efektet piroteknike në skenë, të cilat kanë përfshirë tavanin dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por intensiteti i flakëve ka bërë që shumë persona të mbeten të bllokuar brenda. Të plagosurit janë transportuar në spitale në Kocan dhe qytete të tjera, përfshirë Shkupin, pasi spitali lokal nuk ka mundur të përballojë numrin e lartë të të lënduarve.

Pamjet më lart tregojnë momentet e para të zjarrit, kur flakët sapo kanë përfshirë tavanin dhe personeli në klub po bën përpjekjet e para për të shuar flakët, pa e ditur se këto janë minutat e fundit për gati 50 persona që ishin aty. Gjasat janë që flakët të jenë përhapur me një shpejtësi të tillë, që njerëzit në klub të jenë bllokuar brenda dhe kur janë përpjekur të dalin jashtë, ka qenë shumë vonë.

Autoritetet po kryejnë hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të tragjedisë dhe për të vlerësuar masat e sigurisë në ambiente të ngjashme, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tjera të këtij lloji.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI