Flash

Mblidhet Sinodi i Shenjtë për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri

Lapsi.al 16 March 2025
Mblidhet Sinodi i Shenjtë për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri

Sinodi i Shenjtë u mblodh sot, në të dielën e dytë të Kreshmës, për të zgjedhur Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos.

Mbledhja e Sinodit të Shenjtë u zhvillua pas Liturgjisë Hyjnore, gjatë së cilës besimtarët u lutën që anëtarët e sinodit të kenë ndriçimin e duhur për të zgjedhur drejt. Pas përfundimit të procesit, Kryepeshkopi i ri do të hyjë në Katedrale, ku pritet të mbajë një mesazh publik. Me shpalljen e emrit të tij, kambanat do të bien në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë. Ceremonia e fronëzimit do të mbahet më 29 mars.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare, më 25 janar, në Athinë. Ai shërbeu për më shumë se 30 vjet në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke e ringritur nga shkatërrimi që i shkaktoi regjimi ateist. Dëshira e tij, e lënë me testament, ishte që pasardhësi i tij të ishte një klerik shqiptar.

Nga 7 anëtarët e Sinodit të Shenjtë, 5 janë shqiptarë:

• Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani

• Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësi Asti

• Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla

• Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni

• Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi

Dy anëtarët e tjerë të Sinodit, Mitropoliti i Amantias, Nathanaili, dhe Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri, janë shtetas grekë, por nuk mund të jenë kandidatë për Kryepeshkop për shkak të kriterit të kombësisë shqiptare, sipas Statutit të Kishës, miratuar në vitin 2006.

Sinodi do të votojë sot për njërin prej mitropolitëve shqiptarë, ku emri më i përfolur për zgjedhje është Hirësi Joani i Korçës. Ai u zgjodh përkohësisht në krye të Kishës menjëherë pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI