Flash

Lapaj "ndërron mendje", heq babain si kryesues të listës në Berat

Lapsi.al 16 March 2025
Lapaj "ndërron mendje", heq babain si kryesues të

Adriatik Lapaj duket se ka tentuar të adresojë kontradiktën që u krijua në raport me listat e kandidatëve për deputet të koalicionit të tij "Nisma Shqipëria Bëhet".

Babai i tij, Ferman Lapaj nuk është më deputeti i parë në listën e Shqipëria Bëhet në Berat.

Lajmi se babai i tij, Ferman Lapaj, ishte kryesues i listës së koalicionit në Berat bëri menjëherë xhiron e mediave.

Ferman Lapaj nuk është më deputeti i parë i Shqipëria Bëhet në Berat. Ai nuk figuron më në listën e finalizuar në KQZ. Është Aleksander Bacaj ai që kryeson listën në qytetin e Beratit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lapaj ditën e djeshme u përgjigj duke thënë se po përdorej kundër tij një listë paraprake dhe se kandidimi i njerëzve të besuar në listat e mbyllura është forma se si Shqipëria Bëhet po refuzon listën e mbyllur. Sipas Lapajt, kandidatët realë janë në listat e hapura, dhe në rast fitoreje të mandatit, ato njerëz të besuar në listë të sigurt do të tërheqin emrin për të lejuar kandidatin nga me më shumë vota nga lista e hapur të marrë mandatin.

Por kjo paqartësi nga koalicioni Lapaj-Shabani ka shkaktuar një furtunë të vërtetë. Listat e "Nisma Shqipëria Bëhet" shkaktuan kontradikta ditët e fundit. Përveç rastit të babait, lajm bëri edhe marrëveshja e lënë përgjysmë e minutave të fundit me Dash Sulën, deputetin e zhgënjyer të Partisë Demokratike, me kritikë që e quajtën pazar të prishur.

Lexo më tej: Dash Sula tërheq emrin edhe nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI