Flash

Flasin të mbijetuarit e tragjedisë në RMV: Ndodhi gjithçka shumë shpejt

Lapsi.al 16 March 2025
Flasin të mbijetuarit e tragjedisë në RMV: Ndodhi gjithçka

Një situatë e tensionuar mbizotëron në oborrin e spitalit të Koçanit në Maqedoninë e Veriut ku familjarët kërkojnë me çdo kusht të marrin kufomat e të afërmve të tyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në diskotekën “Pulse”. “Alsat M” ka sjellë rrëfimin e një personi të mbijetuar pas tragjedisë.

“Ndodhi me shpejtësi. Nuk e mbaj mend si u lëndova dhe si arrita deri në spital. Kam djegie në kokë dhe nëpër duar. Asgjë nuk mbaj mend. Di vetëm se një zjarrfikës më tërhoqi dhe më tej asgjë më nuk di. Mendoj se gjithçka ndodhi rreth orës 3 e gjysmë. Gjithçka ndodhi me shpejtësi” – thotë ai.

“Të gjithë filluan të vrapojnë drejt daljes. Të gjithë shihnin si ta shpëtojnë jetën. Askush nuk ishte i vetëdijshëm, trupa të djegur. Të gjithë ishin nën stres. Motra ime ka humbur, nuk mund ta gjejmë në asnjë spital…. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe njerëzit shkelën mbi mua”, - thotë një vajzë e mbijetuar.

Qytetarët dhe të afërmit shprehen të tmerruar nga kjo fatkeqësi.

“E gjithë Maqedonia është në mërzi, jo vetëm Maqedonia, ngushëllime japin nga të gjitha shtetet. Kjo është tragjedi shumë e madhe, për Koçanin, por edhe për të gjithë rrethinën, ka pasur edhe nga Dellçeva, Vinica, nga fshatrat e Koçanit. Babai ishte tani pak më parë para spitalit, nuk kishin fëmijë për shumë vite”, - tha një familjar.

“I biri i një mikut tim punonte me sigurinë, u helmua me monoksid. Po merrte pjesë në nxjerrjen e njerëzve. Ishte e tmerrshme”, - shprehet një familjar tjetër. Deri tani numërohen 59 viktima dhe 155 të plagosur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI