Flash

Rama "hap thesin": Votoni PS që të keni pasaportën europiane të Shqipërisë

Lapsi.al 15 March 2025
Rama "hap thesin": Votoni PS që të keni pasaportën

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një mandat të katërt, pasi sipas kreut të qeverisë kjo është e vetmja mundësi që shqiptarët të kenë pasaportën e Bashkimit Europian.

Rama u shpreh se kjo do t’i jepte fund historisë poshtëruese në kufinjtë e BE, ku theksoi se shqiptarët ndahen si dele të zeza.

“Kush e do pasaportën e BE ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugë të bashkohet dhe votën e bashkuar të na japë këtë mundësi që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën e BE brenda kësaj dekade”, deklaroi Kryeministri.

"Sa herë zbresim në një aeroport në BE na tregojnë me gisht një korridor ku duhet të shkojmë dhe të futemi të gjithë me radhë, ndërkohë që evropianët kalojnë në një korridor të tyre pa radhë dhe ikin avullojnë sa hap e mbyll sytë.

Nuk kemi të drejtë të qëndrojmë në një vend të BE, ndaj kur arrijmë në kufijtë e saj na marrin në pyetje me policë që na e kthejnë mbarë e mbrapsht pasaportën tonë. Ndërkohë që shohin e pyesin ku po shkon, sa lekë ke, kush të ka ftuar dhe kur do ikësh nga këtu. Pa hyrë mirë akoma. Ne mund ta mbyllim këtë histori poshtëruese dhe të mos na ndajnë si dele të zeza kur hymë në një kufi", tha Rama.

Ai theksoi më tej se "ne mund t'i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane në 2030, kjo pasaportë duhet të ndryshojë dhe të shtohet diçka themelore Bashkimi Europian-Republika e Shqipërisë".

"Na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por më i fortë se të treja mandatet e deri më sotme. Kush e do pasaportën e BE ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugë të bashkohet dhe votën e bashkuar të na japë këtë mundësi që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën e BE brenda kësaj dekade. Me pasaportën e BE, Evropa bëhet më e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria aq e madhe sa Europa", tha Rama.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Thumanë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme (14 mars), në autostradën Thumanë-Laç, ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima ka tentuar t...

17:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI