Flash

Plagosi 53-vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan, i gjendet automatik me silenciator

Lapsi.al 15 March 2025
Plagosi 53-vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan, i gjendet

Një-32 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, është arrestuar pasi ka plasgur me armë gjahu një 53 vjeçar. I arrestuari Ilir Dedja raportohet se qëlloi 53-vjeçarin me iniciale B. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen Haxhias të Elbasanit. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë gjatë kontrolleve në banesën e autorit të dyshuar u gjet arma e gjahut që u përdor për plagosjen, si edhe një automatik me silenciator dhe municion luftarak. Automatiku me silenciator u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të parë nëse kjo armë është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 35-vjeçar me iniciale A. M., pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI