Flash

'Karma!'/ Berisha për Blinken: Dikur firmosi vendimin tim, tani ai është 'non grata'

Lapsi.al 15 March 2025
'Karma!'/ Berisha për Blinken: Dikur firmosi vendimin tim, tani

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi lidhur me statusin e tij ‘non grata’, duke theksuar se ai është një njeri i pastër dhe se akuzat e ngritura ndaj tij ishin të pabaza. Kryedemokrati tha se pas hetimeve të kryera rezultoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin kursime të ligjshme prej 100 mijë eurosh dhe se asnjëherë nuk kishin shkelur ligjin. Gjatë deklaratës së tij për mediat, Berisha shtoi se ata që e akuzuan kishin mashtruar, ndërsa personi që firmosi ‘non gratën’ ndaj tij, referuar Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, tani është shpallur ‘non grata’ në vendin e tij.

“‘Non grata’ ime defakto siç keni konstatuar pas vetingut 34 vjeçar, të prokurorëve politike të Edvin Ramës doli se, Sali Berisha i akuzuar për korrupsion, kishte kursime së bashku me bashkëshorten 100 mijë euro në punën e tyre 54 vjeçare. Një apartament 40 metra më të madhe se ai që ka patur. Doli se nuk e kishte shkelur kurrë ligjin, ai dhe fëmijët e tij.

Pra për mua, ata që më akuzuan, ata mashtruan dhe fatmirësisht njeriu që firmosi është sot ‘non grata’ në vendin e tij. Dhe ky është, e thonë, ‘karma rikthen’ dhe ai mori atë që meritonte nga presidenti Donald Trump”, tha ai.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI