Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Skandal i ri korrupsioni në Parlamentin Europian/ Dyshime për 15 eurodeputetë

Lapsi.al 14 March 2025
Skandal i ri korrupsioni në Parlamentin Europian/ Dyshime për 15

Një skandal i ri korrupsioni po trondit Parlamentin Europian. Këtë herë bëhet fjalë për ryshfete të marra nga eurodeputetë, pagesa të paligjshme, udhëtime të shtrenjta dhe bileta për ndeshje futbolli të dhëna nga gjiganti kinez i telefonave celularë Huawei me qëllim promovimin e politikës së tij në Europë. Rasti u zbulua pas pas më shumë se 2 vitesh hetime nga policia belge në një operacion të koduar “Generation”.

Mësohet se policia Federale e Belgjikës ka bastisur disa shtëpi dhe zyra të individëve që dyshohet se kishin lidhje me këtë skandal në orët e para të së enjtes. Më pas mësohet se janë vulosur edhe dy zyra në Parlamentin Europian. Sipas mediave policia bastisi 21 adresa në Bruksel, Flanders, Wallonia, etj duke përfshirë edhe zyrat e kompanisë kineze në Bruksel.

Disa persona janë ndaluar dhe po merren në pyetje pasi punojnë ose punonin për kompaninë kineze. Sipas një deklarate nga zyra e prokurorit belg, veprat e supozuara të paligjshme kanë ndodhur "rregullisht dhe në mënyrë shumë diskrete nga viti 2021 e deri më sot nën maskën e lobimit komercial".

Veprat që po hetohen kanë të bëjnë me "pagesa për marrjen e posteve politike, dhurata të tepërta, ushqime, shpenzime udhëtimi dhe bileta të rregullta për ndeshje futbolli... me qëllim promovimin e interesave thjesht private tregtare në kontekstin e vendimeve politike".

Siç raportohet janë afërsisht 15 ish-eurodeputetë dhe deputetë aktualë të Parlamentit Europian qw janë "në radarin" e autoriteteve që po kryejnë hetimet. Ata dyshohen se kanë marrë ryshfet nga lobistët e Huawei për të promovuar politikën tregtare të gjigantit kinez në Evropë. Madje një zëdhënës i prokurorisë belge konfirmoi se çështja po hetohet në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.

Njëra nga zyrat që u vulos i përkiste Adam Mukhtar, një zyrtar i vjetër në PE dhe asistent aktual i eurodeputetit të sapozgjedhur Nikola Mintchev nga Bullgaria. Mukhtar ka qenë bashkëthemelues i grupit EU40, i cili drejtohej nga politikania greke Eva Kaili, figura kryesore në hetimin e korrupsionit në dosjen “Katargate”. Zyra tjetër që u vulos u përkiste asistentëve që punonin për eurodeputetin konservator italian Fulvio Martucciello dhe kolegun e tij Marco Falcone.

Një zëdhënës i Komisionit tha se në vitin 2023 ai kishte këshilluar shtetet anëtare që të hiqnin pajisjet Huawei nga infrastruktura kritike për arsye sigurie, por nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt mbi hetimin. Megjithatë, prokuroria belge nuk tha se Kina është pjesë e hetimit, por se “veprat dyshohet se janë kryer nga një organizatë kriminale” dhe janë kryer me qëllimin e promovimit të “interesave thjesht private tregtare në kuadër të vendimeve politike”.

Huawei thuhet se ka lobuar për të ruajtur aksesin në tregjet evropiane pasi u dëbua nga SHBA për shkak të frikës se lidhjet e kompanisë me qeverinë kineze e bëjnë atë një rrezik sigurie. Në Evropë ajo tashmë përballet me ndalime ose kufizime në pajisjet e saj në rrjetet 5G në 12 nga 27 shtetet anëtare të BE-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit në tregjet globale ka arritur një nivel historik, duke tejkaluar për herë të parë kufirin prej 105,822 dollarësh për kilogram. Kjo rritje dramatike...

17:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI