Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe kthjellime

Lapsi.al 14 March 2025
Parashikimi i motit: Vranësira dhe kthjellime

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dita do të jetë e mbushur me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Vranësirat në zonën e veriut dhe qendër në pjesën e parë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë lokale dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet intensive dhe shpejtësi 14-24 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet shumë qarqe të zonës së ulët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI