Flash

OBSH: Rastet e fruthit në Evropë u dyfishuan në vitin 2024

Lapsi.al 14 March 2025
OBSH: Rastet e fruthit në Evropë u dyfishuan në vitin 2024

Numri i rasteve të fruthit në rajonin evropian u dyfishua vitin e kaluar duke arritur nivelin më të lartë në 25 vjet. Një raport i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe fondit të OKB-së për fëmijë, Unicef, tha se fëmijët nën moshën pesë vjeç përbënin më shumë se 40% të rasteve të raportuara në Evropë dhe Azinë Qendrore, shkruan BBC.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse e cila përhapet nga kolla dhe teshtitja. Një total prej 127,350 rastesh të fruthit u raportuan në rajonin evropian vitin e kaluar, dyfishi i shifrës së vitit 2023, sipas një analize të OBSH-së dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF). Rajoni përbënte një të tretën e të gjitha rasteve të fruthit në mbarë botën në vitin 2024.

Gjithsej 38 vdekje ishin raportuar deri më 6 mars 2025. Siç raporohet rastet e fruthit, kishin rënë që nga viti 1997, por tendenca u përmbys në 2018-19 dhe rastet u rritën ndjeshëm në 2023-2024 gjatë pandemisë Covid-19. Rajoni evropian përbënte një të tretën e të gjitha rasteve të fruthit në nivel global në vitin 2024. Brenda asaj zone, Rumania kishte numrin më të madh të rasteve 30,692 e ndjekur nga Kazakistani me 28,147.

Deklarata e OBSH/UNICEF-it përfundoi se fruthi mbetej një kërcënim i rëndësishëm global dhe u kërkoi qeverive ku po ndodhnin raste të ndërmarrin veprime të shpejta. Ka pasur dy vdekje në SHBA kohët e fundit pasi sëmundja e cila u konsiderua e eliminuar në SHBA në vitin 2000 u përhapën edhe atje dhe në të gjithë Kanadanë.

Në Evropë, për shembull, tetë nga 10 persona që u diagnostikuan me fruth vitin e kaluar nuk ishin vaksinuar, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Vlerësimet nga viti 2023 tregojnë se vetëm katër vende Hungaria, Malta, Portugalia dhe Sllovakia kishin përmbushur pragun prej 95% për vaksinimin për të parandaluar një shpërthim, tha ECDC të martën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI