Flash

Bisedimet e paqes, Rusia do të përjashtojë të dërguarin special të Trump për Ukrainën

Lapsi.al 14 March 2025
Bisedimet e paqes, Rusia do të përjashtojë të dërguarin

Zyrtarët rusë u kanë komunikuar homologëve të tyre në Shtetet e Bashkuara se nuk duan që i dërguari Rusi-Ukrainë, Keith Kellogg të përfshihet në diskutimet e nivelit të lartë që synojnë përfundimin e luftës në Ukrainë.

Kellogg ka munguar personalisht në disa diskutime të nivelit të lartë javët e fundit, duke përfshirë takimin e fundit në Arabinë Saudite. Gjithashtu ai mungoi në një takim të nivelit të lartë me rusët në Arabinë Saudite në shkurt. Megjithatë nuk e qartë nëse mungesa e Kellogg ishte e lidhur me kërkesën e zyrtarëve rusë dhe nuk ishte e qartë se kur ishte bërë kërkesa.

Zyrtari amerikan tha se kërkesa nuk ishte marrë parasysh, duke përmendur faktin se Kellogg dërgoi një anëtar të rangut të lartë të stafit të tij, Eli Rosner, për të marrë pjesë në takimin e fundit saudit. Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, James Hewitt, tha se Kellogg po luante një rol vendimtar në përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Presidenti Trump ka përdorur talentin e shumë zyrtarëve të lartë të administratës për të ndihmuar në sjelljen e luftës në Ukrainë në një zgjidhje paqësore”, tha Hewitt të enjten në mbrëmje.

SHBA dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim 30-ditor në parim gjatë takimit të tyre në Arabinë Saudite në fillim të javës. Por presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi të enjten se oferta e armëpushimit ka nevojë për ripunim serioz.

Të këshilluara

Alarm i kuq nga moti i keq në Itali

Të premten, Emilia-Romagna do të jetë në alarm të kuq për përmbytje të mundshme të lumenjve dhe rrëshqitje të dheut. Mbrojtja Civile italiane raporton gjitha...

16:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI