Flash

U tërhoq nga lista e PD/ Ori Nebijaj: Po u hap rrugën të rinjve

Lapsi.al 13 March 2025
U tërhoq nga lista e PD/ Ori Nebijaj: Po u hap rrugën të rinjve

Deputetja demokrate Oriela Nebijaj tha në emisionin "Top Story" se u tërhoq vullnetarisht nga gara e 11 majit dhe se kontributin do ta japë në fushatë në këto zgjedhje. Edhe pse u fut në listën e hapur të PD-së së Fierit, ajo njoftoi më pas largimin nga gara për kandidatë në zgjedhje.

"Me gjithë situatën që ndodhi në këto vite, eksperienca nuk ishte shumë e mirë. Desha që t’i shkoja deri në fund, por nuk pendohem. Vendimi për të marrë pjesë në primare edhe pse ndodhi në limit kohe ishte për të treguar se nuk u trembem sfidave.

Do të ishte më e lehtë që kontributin tim ta jepja në fushatë, prandaj më sheh edhe kaq rehat. Unë thash që vendos që mos të jem në listë si kandidate, të gjithë të marrin kohë dhe t’ja lënë kohës.

Ka emra që unë i konsideroj të vjetër dhe prandaj e bëj si ironi që unë si e vjetër po u hap rrugën të rinjve" - tha Nebijaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI