Flash

Rama ironizon listat e PD: Kishin lënë jashtë një gjel deti Peqini dhe Kujtim Gjuzin

Lapsi.al 13 March 2025
Rama ironizon listat e PD: Kishin lënë jashtë një gjel deti

Një ditë pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama ka ironizuar opozitën, duke u ndalur në faktin që në listat e PD nuk ishin përfshirë deputeti i Elbasanit Dashnor Sula dhe Kujtim Gjuzi.

"Jam i mërzitur se Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore.

Janë disa që kanë hyrë në lista të sigurta se s’ja mban të përballen me popullin. Me siguri këtë duhet ta kesh pasur për Aleancën e Shqipërisë Madhështore, sepse kush kishte ndonjë dyshim ose shpresë, mjafton të shohë skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit. Skuadra në listën e mbyllur të kryeqytetit është tribuna VIP e kënetës. Doni të shihni kush janë personat VIP të kënetës, shikoni listën e mbyllur të kryeqytetit, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret, sepse është i vetmi që do ta kishte merituar aty në skuadrën e mbyllur. Për atë nivel që ka këneta, me ato mustaqe që ka Kujtimi, e meritonte.

Ndërkohë që i madh Dash Sula, i cili nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kapur një vend në tribun VIP, u la jashtë. Me sa mora vesh u arratis sepse nuk e përballonte dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besojë së Shqipëria Bëhet. Në fund të ditës, Dash Sula, thuaj çfarë të duash, është gjel deti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të. Është tip i veçantë në llojin e vetë",tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI