Flash

Putin: Dakord në parim me propozimin amerikan për armëpushim në Ukrainë

Lapsi.al 13 March 2025
Putin: Dakord në parim me propozimin amerikan për armëpushim

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ai është dakord në parim me propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, por shtoi se kushtet e tij duhet të përpunohen dhe se një pauzë e tillë duhet të hapë rrugën drejt paqes së qëndrueshme.

"Ne sigurisht e mbështesim atë", tha Presidenti Putin në një konferencë shtypi në Moskë. "Por ka çështje që duhet t'i diskutojmë dhe mendoj se duhet ta diskutojmë atë me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë."

Presidenti rus foli në një konferencë shtypi me Presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko para takimit me të dërguarin e Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff i cili mbërriti në Moskë sot.

Presidenti rus tha se armëpushimi duhet të eliminojë shkaqet bazë që çuan në fillimin e konfliktit dhe se mbeten ende shumë detaje për t’u zgjidhur.

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një pauzë 30 ditore në luftime për të cilën Ukraina ka rënë dakord.

Një zyrtar ukrainas tha sot se Kievi e kupton se nuk mund t’i marrë dot ushtarakisht gjithë territoret që ka humbur dhe se këtë duhet ta bëjë me rrugë diplomatike me kalimin e kohës. Zyrtari po ashtu shtoi se Kievi nuk do ta njohë sovranitetin e Moskës mbi territoret ukrainase që Rusia ka pushtuar. Zyrtari shtoi se në takimin me zyrtarët amerikanë në Xhedah, nuk u diskutua për të bërë lëshime territoriale.

Mbështetja e Presidentit Putin për armëpushimin e propozuar nga Uashingtoni, për të cilin Kievi tashmë ka rënë dakord është shansi më i mirë deri tani për të përfunduar luftën në Ukrainë.

Sulmi i Rusisë ndaj vendit fqinj në vitin 2022 ka shkaktuar qindra mijëra viktima dhe të plagosur, ka zhvendosur miliona banorë, shkatërruar qytete të tëra dhe ka nxitur përballjen më të rëndë në dekada mes Moskës dhe Perëndimit. /VOA

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI