Flash

Prishja e ndërtimeve në hyrje të Shkodrës, pronarët: Dëmshpërblime qesharake

Lapsi.al 13 March 2025
Prishja e ndërtimeve në hyrje të Shkodrës, pronarët:

Prishja e ndërtimeve në hyrje të Shkodrës nga IKMT për t’i hapur rrugë projektit në qytet është kundërshtuar nga disa prej pronarëve të këtyre objekteve. Avokati mbrojtës i një pronari thotë se IKMT është duke vepruar me një vendim të paligjshëm ndërsa prishja e ndërtimeve po bëhet pa asnjë interes publik, vetëm për të mbjellë disa pemë.

Ardit Sheqi, njëri prej pronarëve është shprehur se kjo ndërhyrje për shembjen e biznesit dhe shtëpisë së tij është e paligjshme. Sheqi thotë se prishja e shtëpisë po bëhet në një kohë që ende nuk ka kaluar shpronësimi. Shpronësimet e dhëna nga shteti për ndërtimet që po prishen nga IKMT sipas pronarëve janë qesharake, ndërsa thonë se këtë çështje do ta ndjekin deri në gjykatat ndërkombëtare.

IKMT ka prishur 10 objekte në hyrje të qytetit të Shkodrës të cilat janë me certefikata pronësie, por pritet të marrin shpronësimet në një vlerë totale prej afro 4 milion euro. Ndërkohë më herët IKMT ka shembur edhe 11 objekte të tjera pa leje në funksion të projektit të hyrjes së Shkodrës.

Të këshilluara

Ajola Xoxa paraqitet në Apelin e GJKKO

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet p...

09:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI