Flash

Mjeku në Kosovë rrëfen plot emocion takimin me Thaçin

Lapsi.al 13 March 2025
Mjeku në Kosovë rrëfen plot emocion takimin me Thaçin

Njëri prej mjekëve i cili pati rastin ta takonte sot ish-presidentin Hashim Thaçi që erdhi për vizitë nga Haga, për babain e tij të sëmurë, ka ndarë për publikun emocionet e tij të atyre momenteve.

”Me lot në sy jam, presidentin e kam takuar me lot në sy. Jam krenar që e takova në Klinikën Interne në Kardiologji. E kam përcjellë deri te shkallët që ka qenë siguri e llahtarshme”, thotë tekniku i Radiologjisë, Selman Rexhepi, transmeton klankosova.tv.

”Me lot në sy kam qenë beso. Shumë emocione kam pas. Një luftarak i madh i çështjes kombëtare me qenë në Hagë, është shumë e padrejtë”.

Ai në Frontal të T7, edhe tregoi se ish-presidenti Thaçi qëndroi tek babai i tij në QKUK për tri orë, por komunikimin me të pranishmit e pati shumë të kufizuar.

”Shumë shpejt, veç përshëndetje, sepse nuk lejonte EULEX-i”. ”Më duket qëndroi tri orë”. Tutje rrëfeu se prezent në Klinikën Interne ishin edhe dy motrat e ish-presidentit Thaçi.

”Familjarët e përjetuan shumë rëndë. President ka qenë dhe e kemi. Ai me u gjend në burg shumë vështirë e kemi. Trim i trimave”.

Ndër tjera ai foli edhe për gjendjen shëndetësore të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhiut. ”Gjendjen nuk e ka të mirë, por do edhe zoti e ndihma e mjekëve çka mund të bëjnë për të”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI