Flash

E penduar për një deklaratë/ Tabaku: Meritoja listën e sigurt, por Berisha më tha...

Lapsi.al 13 March 2025
E penduar për një deklaratë/ Tabaku: Meritoja listën e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se beson se për kontributin e dhënë e meritonte të ishte në listën e sigurt, por nuk ka ndonjë hatërmbetje me Berishën. 

"Kam që 16-vjeçe në parti. Nuk kam ardhur e imponuar, dhe këtë gjë e kam pasion. Besoj që përfshirja në politikë mund të sjelli ndonjë ndryshim. Berisha nuk më ka hyrë në hak sepse e kam diskutuar këtë çështje dhe më ka shpjeguar që për situatën aktuale këto janë hapësirat.

Kështu vendosi, dhe pa asnjë hatërmbetje. Por që e meritoja të isha në listën e mbyllur, e meritoja si për rezultatin e primareve ashtu dhe për kontributim tim në PD" - tha Tabaku në një intervistë në Syri TV.

Për herë të parë ajo tha se në 3 vitet e fundit ka një deklaratë për të cilën është penduar dhe të cilën nuk do ta bënte gjatë përplasjeve në PD. 

"Unë të siguroj se në të gjitha rastet, kam bërë pafund gjëra për të cilat mund ti kisha menduar ndryshe, mund të isha rikthyer në një moment. Ka një deklaratë të cilën në mënyrë absolute nuk do ta kisha bërë kurrë. Por unë të siguroj, se në çdo rast, në çdo moment, kam menduar se ajo ka qenë më e mira.

E kam menduar gabim. Nuk kam dëshirë ti rikthehem, por është një deklaratë për të cilën unë them se, në të gjitha daljet e mia publike është deklarata për të cilën nuk jam absolutisht sot komode, por edhe atëherë nuk isha komode. Ka qenë diçka momentale" - tha ajo duke shtuar se nuk i ka dëgjuar ndonjëherë ndërkombëtarët edhe pse ka bashkëpunuar me ta.

"Nuk është se i kam dëgjuar dhe kanë ndikuar ndonjëherë ndërkombëtarët. Ata kanë punët e tyre, dhe jam e privilegjuar se kam hapësirë që të ngrejë çështjet opozitare. Ne na votojmë shqiptarët, na votojnë demokratët, na votojnë njerëzit që i bindim, janë apo jo demokratë.

Shqipëria sot nuk është ajo që ka qenë para shumë vitesh, vendi sot ndodhet në një nivel ku nuk ka nevojë për ndërmjetësim ndërkombëtarësh. Ka qenë periudhë dyshimi dhe rritje për të gjithë ne, edhe hapje sysh, askush nuk e mendonte se do të kalonte këtë që kaloi PD" - u shpreh Tabaku. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI