Flash

Berisha: Përgjimin e Veliajt në qeli e urdhëroi Rama, kurthin e ngriti Manja

Lapsi.al 13 March 2025
Berisha: Përgjimin e Veliajt në qeli e urdhëroi Rama, kurthin e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me një përgjim të bërë në burg ndaj Erion Veliajt. Këtë përgjim SPAK e paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Apelit si provë të rrezikut se kryebashkiaku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarë. Në ato biseda thuhet se Veliaj flet me vëllain e tij për një sulm të organizuar mediatik ndaj magjistratëve Ols Dado dhe Erion Bani.

Berisha shprehet se këto përgjime u urdhëruan nga kryeministri Edi Rama dhe u zbatuan nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja përmes Drejtorisë së Burgjeve. Sipas liderit demokrat, ishte vetë Ulsi Manja i cili u investua personalisht, duke e tërhequr Veliajn në një vendqendrim tjetër për të liruar dhomën për vendosjen e çimkave, si dhe i lejoi telefonin, në mënyrë që ai të fliste me ata që ata donin.

Berisha sjell në vëmendje edhe një denoncim të bërë prej tij më 19 shkurt, se vëllai i Veliajt, Arbër Veliaj kishte ardhur nga Vjena dhe pas takimit me të vëllain në burg, “kishte nisur shpërndarjen e çantave me para për mediat”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI