Flash

Avokati i Veliajt: Tani presim ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 13 March 2025
Avokati i Veliajt: Tani presim ndonjë çudi në Gjykatën e

Avokati i Erjon Veliajt e quajti një absurditet masën e arrestit me burg për Erjon Veliajn të konfirmuar nga gjykatësi i Apelit, Engert Pëllumbi. Në dalje të gjykatës, pasi klienti i tij u mor për t'u çuar në paraburgimin e Durrësit, Maks Haxhia u shpreh se tani nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të presë ndonjë "çudi" në Gjykatën e Lartë.

"Prokuroria nuk solli asnjë provë të re. Masa e tillë një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri, aq më tepër për vepra të tilla që nuk kanë rrezikshmëri. Nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë dhe t’i thuash je i rrezikshëm.

Rrezikshmëria është e lidhur me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera të rrezikshme penale që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e dikujt. Presim të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë dhe të pranohet kërkesa për masën e sigurisë" u shpreh Maks Haxhia për gazetarët.

Veliaj është nën akuzë për tre vepra penale, korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Përgjatë këtyre ditëve ai ka qenë tepër aktiv në rrjetet sociale, por pikërisht komunikimet me të vëllain për udhëzimet e mediave u sollën nga prokurorët si një provë e re që ai duhet të qëndrojë në paraburgim gjatë procesit.

Të këshilluara

Apeli i GJKKO lë në burg Erjon Veliajn

Nuk ka ndryshuar masa e arrestit me burg pa afat për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erjon Veliaj. Pas gjykatësit Erjon Bani edhe Engert Pëllumbi konfirm...

11:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI