Flash

Aksidentohet autobusi i shkollës në Kosovë, humb jetën shoferi plagosen 7 nxënës

Lapsi.al 13 March 2025
Aksidentohet autobusi i shkollës në Kosovë, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Galicë të Vushtrrisë në Kosovë. Një autobus që po transportonte nxënës ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve që jep policia e Kosovës, aksidenti ka rezultuar me vdekjen e shoferit, 59-vjeçar, ndërsa 7 nxënës kanë mbetur të lënduar.

Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, policia ka bërë të ditur se dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë "pakujdesia e shoferit dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës".

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar në Facebook duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen e shoferit që humbi jetën, si dhe ka shprehur shqetësimin e tij për këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet lokale dhe ekipet mjekësore kanë arritur shpejt në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme për nxënësit të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim në spital. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI