Flash

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Humb jetën nëna, plagoset burri dhe 4 fëmijët

Lapsi.al 13 March 2025
Aksident i rëndë në Bulqizë/ Humb jetën nëna,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin Bulqizë - Shupenzë të “Rrugës së Arbrit”. Një makinë fuoristradë ku udhëtonte një familje me 6 persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një grua. Të plagosur kanë mbetur bashkëshorti i saj dhe 4 fëmijët e tyre.

Viktima është identifikuar si Matilda Zogu ndërsa bashkëshorti i saj i plagosur është Edmir Zogu. Mediat raportojnë se njëri nga fëmijët është gjendje të rëndë. Të plagosurit janë duke u transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

"Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur "Ura e qytetit", aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip 'Fuoristradë', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31-vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI