Flash

Sot vendimi/ Përgjimi në burg që mund të fundosë Veliajn

Lapsi.al 12 March 2025
Sot vendimi/ Përgjimi në burg që mund të fundosë
Erion Veliaj rrezikon të mbetet në burg, falë arrogancës dhe mendjelehtësisë tipike që e ka shoqëeuar edhe kur ka qenë jashtë tij. Me një shpërfillje fëmijënore ai ka rënë në përgjime, në qelitë e burgut të Durrësit, duke i shpërndarë porosi mediave për të nisur një fushatë intimidimi ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që do vendosin për fatin e tij.  SPAK nxjerr prova të reja. A është rënduar pozita e Veliajt? Përgjimet telefonike dhe ambjentale kanë vërtetuar atë që është parë gjatë përgjithë këtij muaji në mediat pranë qeverisë, pra fushatën e orkestruar nga burgu për "konfliktin e interesit" të Ols Dados, apo për "kamikazin berishist", Erion Bani. Ato përgjime janë depozituar nga SPAK në tavolinën e gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili sot pas orës 12 30 do të  vendosë për përmbajtjen e bisedave që ka zhvilluar nën përgjim Erjon Veliaj më vëllain e tij, Arbër Veliaj.
SPAK, mësohet të ketë vënë në përgjim telefonik Arbër Veliaj, i cili rezulton se pasi ka marë urdhëresa nga vëllai i tij në burg, ka orientuar disa media për të nisur një fushatë sulmi ndaj prokurorëve të SPAK.

Këto përgjime ambjentale brenda në burg dhe përgjimet telefonike të kryera mbi Arbër Veliaj, kanë nxitur prokurorët e çështjes të përforcojnë bindjen Erion Veliaj duhet të vijojë të qëndrojë në burg.

Sipas prokurorisë Veliaj ka nisur një fushatë mediatike kundër prokurorëve dhe anëtarëve të tjerë të grupit hetimor, veprim ky që sipas tyre nuk duhet të ndodhë dhe se është i paligjshëm pasi ka si qëllim indimidimin e njerëzve të Drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI