Flash

Kapet në Greqi 54 kg kokainë në kontenierët me banane

Lapsi.al 12 March 2025
Kapet në Greqi 54 kg kokainë në kontenierët me banane

Një sasi e konsiderueshme kokaine u sekuestrua në një kontenier me banane, me origjinë nga Ekuadori me destinacion Pireun, në kuadër të një aksioni të përbashkët inspektimi nga inspektorët e AADE dhe SDOE të Atikës.

Më konkretisht, gjatë kontrollit në doganën e 3-të të Pireut me një mjet vetëlëvizës me rreze X, në mekanizmin e jashtëm ftohës të kontejnerit u zbulua një lëndë organike e dyshimtë. Pas indikacionit pozitiv nga qeni i drogës KYBERR, pasoi një kontroll fizik, gjatë të cilit u sekuestruan 45 pako kokainë, me peshë totale bruto 54 kilogramë. Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 2.35 milionë euro.

Hetimi po vijon dhe po shqyrtohet një lidhje e mundshme e çështjes me raste të tjera të ngjashme, në kuadër të përpjekjeve për të zbërthyer një rrjet ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës.

Të këshilluara

Lista e mbyllur e PD për Shkodrën

Partia Demokratike ka publikuar kandidatët që do të garojnë në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 11 majit. Emrat e përzgjedhur janë: -Luçiano Boçi -Greta ...

18:46

Ndryshime të reja në qeveri (Emrat)

Në mbledhjen e sotme në Këshillit të Ministrave, qeveria ka emëruar në detyrë dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave. Sipas vendimit, bëhet fj...

16:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI