Flash

Dashnor Sula: Pas lënies jashtë listës së PD-së mund të garoj me LZHK-në e Shehit

Lapsi.al 12 March 2025
Dashnor Sula: Pas lënies jashtë listës së PD-së mund

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai shpjegoi arsyet se pse u dorëhoq nga gara elektorale e 11 majit dhe se tashmë është duke diskutuar në këto orë të fundit për një aleancë me LZHK-në e Dashamir Shehit.

“PD në Elbasan nuk i kalon 5 mandate, i kam shanset "zero" që të fitoj në listën e hapur. Në PD është bërë një listë besnikësh”, - tha Sula. Ai u shpreh se në PD ka një pjesë të mirë të deputetëve që janë lëpirës ndaj kryetarit.

Sula tha se ai ka qenë parimor dhe ka patur kontribute në PD. Në cdo garë, tha ai, ka sjellë vota më shumë se kushdo, edhe pse ata bëjnë karrierë brenda strukturës së PD.

Ai u shpreh se zhbërja e parlamentit nisi në 2009, kur nga PD u larguan me një të rënë të lapsit, Bamir Topi dhe grupi i tij. Sula thotë se ka qenë ndër të paktët që mbeti në grupin e PD, por nuk e pa veten në listat e PD të 11 majit.

“Në 2009 filloi shpërbërja, me një të rënë të lapsit ikën të gjithë pas Bamir Topit, iku dhe Oketa, mbeta vetëm unë. Pastaj erdhën trafikantët, u detyrua parlamenti që të bënte ligj për pastrimin e vetëvetes.

A e dini që unë nuk njihja deputetët në parlament, 4 vjet ata nuk kanë bërë aktivitete politike. Kjo listë ka figura të mira, por ka dhe lista që nuk kanë përfaqësime si duhet”, - tha Sula duke shtuar më tej se ai po sheh aleancë me Dashamir Shehin. /BW

Të këshilluara

Lista e PS për Tiranën

Ogerta Manastirliu ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës. “Një skuadër që kombinon përvojën dhe...

21:35

Kandidatët e PS për Durrësin

Qarku Durres Lista e Mbyllur Klodjana Spahiu Milva Ikonomi Loer Kume Skënder Pashaj Aurora Mara Lista e Hapur  Arkend Balla Alban Xhelili ...

21:17

Lista e PS për Elbasanin

QARKU ELBASAN Lista e Mbyllur  Arbjan Mazniku Bora Muzhaqi Adi Qose Evis Kushi Ermal Elezi Lista e Hapur Aulona Bylykbashin Florent ...

21:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI