Flash

Dash Sula: Dola i pari në Primare. Halli i Berishës është 12 maji

Lapsi.al 12 March 2025
Dash Sula: Dola i pari në Primare. Halli i Berishës është 12

Deputeti demokrat Dashnor Sula, që njoftoi se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit, thotë se renditja në lista është bërë në mënyrë absurde.

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, Sula tha se në Primare ishte më i votuari në Elbasan dhe nuk mund të pranojë që në listën e kandidatëve të jetë i disati në renditje.

“Është e qartë tani që këtu është meraku më i madh për 12 Majin, jo për 11 Majin, që do të thotë se do të duhet të jetë një bunker i caktuar me një numër të caktuar njerëzish, deputetë, të cilët do të duhet të heshtin.

A qëndron që unë, i pari i qarkut të Elbasanit dhe të futet para meje një person që është i katërti apo i pesti, apo që është i fundit fare në listën e kandidatëve për deputetë”.

Sula u zotua se do të mbështesë SPAK-un sa të ketë jetë.

“Për shkak edhe të backgound-it tim të mëparshëm, edhe si ish-prokuror, që kam pasur koleg Altin Dumanin, Behar Dibrën, Ols Dadon dhe shumë prokurorë të tjerë, por edhe për shkak të qëndrimeve të mia pro Reformës në Drejtësi, për shkak të qëndrimeve pro SPAK-ut apo GJKKO-së…. Berisha, a i përmend ish-kolegët e tij mjekë? Edhe unë, sa të kem jetë ish-kolegët e mi dhe SPAK-un, do t’i mbështes plotësisht”.

Të këshilluara

Lista e mbyllur e PD për Shkodrën

Partia Demokratike ka publikuar kandidatët që do të garojnë në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 11 majit. Emrat e përzgjedhur janë: -Luçiano Boçi -Greta ...

18:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI