Flash

Surpriza/ Berisha braktiset nga një prej aleatëve, kalon në koalicion me Ramën

Lapsi.al 12 March 2025
Surpriza/ Berisha braktiset nga një prej aleatëve, kalon në

Lideri i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Evropian (AMIE), Vasil Sterjovski, ka bërë një lëvizje surprizë duke u larguar nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës dhe duke u bashkuar me Partinë Socialiste për të kandiduar në listën e hapur të Qarkut të Korçës.

Sterjovski ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për çregjistrimin e partisë së tij nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në arsyetimin e tij, ai ka theksuar se mungesa e një mundësie për të kandiduar në Korçë dhe në qarqe të tjera ndikoi në vendimin për t’u shkëputur nga PD-ja.

“Dështuan negociatat me PD. I kërkova një vend në listën e hapur të Korçës, por refuzuan. Edhe në qarqe të tjera nuk na dhanë vende. Pra, ishim në koalicion, por pa asnjë hapësirë në lista,” u shpreh Sterjovski.

Pak orë para afatit përfundimtar të dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ, ai ka arritur një marrëveshje me Partinë Socialiste, duke siguruar një vend në listën e Qarkut të Korçës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI