Flash

Veliaj, nga xhiro me biçikleta te xhiro me furgon policie (FOTOLAJM)

Lapsi.al 11 March 2025
Veliaj, nga xhiro me biçikleta te xhiro me furgon policie (FOTOLAJM)

Foto e Erjon Veliajt që del nga gjykata e posaçme duke hipur në furgonin e policisë mund të konsiderohet edhe shfaqja finale e një spektakli të shpërndarë me kaseta të gatshme, që kemi thuajse 10 vjet që e shohim: kryebashkiaku i “pemëve”, “kopshteve” i “pyllit orbital” dhe “pyllit vertikal” duke bërë xhiro me furgonin e policisë.

Mbetet për t'u parë nëse do të jetë biletë vetëm vajtje drejt Durrësit. Vendimin do ta marrë nesër Apeli i Gjykatës së Posaçme, aty ku prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado depozituan sot edhe disa prova të reja.

Nëse provohet se Veliaj vazhdoi të dirigjojë nga qelia presionet ndaj prokurorëve, gjasat janë që mjeshtri i fasadave të shembet një herë e mirë nga drejtësia. Megjithatë fjalën e fundit do ta thotë të mërkurën gjykatësi Engert Pëllumbi.

Për kryebashkiakun e Tiranës që e nisi karrierën me një biçikletë dhe tani e hipin në një linjë speciale të transportit, nuk është çudi që destinacioni tjetër të jetë drejt Fierit, aty ku ish-zyrtarë të tjerë socialistë po vuajnë dënimin për korrupsion.

Rëndësi ka që drejtësia të bëjë punën e saj dhe të mos ndalet; ashtu si premtimet e dikurshme të Veliajt për një “Tiranë që s’ndalet”; ashtu si furgoni i policisë që u nis drejt të Durrësit pa u ndalur. Me marshin e pestë drejt paraburgimit!

Të këshilluara

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Veliaj do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shq...

09:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI