Flash

Trump thirrje që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Lapsi.al 11 March 2025
Trump thirrje që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i

Në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, Trump ka ngritur përsëri dëshirën personale që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së. Që nga fitimi i mandatit të dytë si president, ai shpesh ka shprehur dëshirën që Kanadaja t’i bashkohet 50 shteteve të tjera të Amerikës dhe të bëhet pjesë e SHBA-së.

"Ne po subvencionojmë Kanadanë me më shumë se 200 miliardë dollarë në vit. Pse??? Kjo nuk mund të vazhdojë. E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i pesëdhjetë e parë”, shkroi ai në Truth Social.

Presidenti amerikan thotë se një lëvizje e tillë do të bënte që të gjitha tarifat të “zhdukeshin”, do t’i bënte kanadezët më të sigurt dhe do të ulte taksat në vend.

Ai vazhdon duke thënë se kjo do ta bënte “kombin më të madh dhe më të fuqishëm” edhe “më të madh, më të mirë dhe më të fortë”, duke fshirë “vijën artificiale” që ndan të dyja kombet. Ndryshe, kanadezët e kanë refuzuar vazhdimisht sugjerimin për t’iu bashkuar SHBA-së.

Të këshilluara

Trump kalon çdo limit: Tarifa 50% Kanadasë

Lëvizja e Kanadasë për të vendosur tarifa për energjinë elektrike që eksporton në SHBA ka sjellë një reagim të ashpër nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump. ...

16:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI