Flash

Sondazhi/ Cili është kryeministri dhe partia që duhet të drejtojnë pas 11 majit?

Lapsi.al 11 March 2025
Sondazhi/ Cili është kryeministri dhe partia që duhet të

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Njëra nga pyetjet e matjeve të dyta politike të Barometrit ka qenë: Cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit?

43% e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama.

Pas tij me radhë 19.9% Sali Berisha, 9.7% Adriatik Lapaj, 5.6% Agron Shehaj, 2.5% Arlind Qori, 1.5% Endri Shabani, 0.6% Lulzim Basha, 0.4% Enkelejd Alibeaj dhe 16.3% janë përgjigjur nuk e di.

Brenda mbështetësve të partive tyre ndodh si më poshtë: 80.2% e votuesve të PS në vitin 2021, mendojnë se Edi Rama është më i përshtatshmi për kryeministër. 57.8% e votuesve të PD mendojnë se Sali Berisha është kandidati më i përshtatshëm për kryeministër.

Pyetja e dytë e këtij lloji: Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?

43,5% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 23,1% Partia Demokratike, 8,4% Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 4,9%, 2.7% Lëvizja Bashkë, 1% Nisma Thurje, 0.4% Djathtas 1912, 0,3% PSD. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI