Flash

Provat e reja/ SPAK përgjoi bisedat e Veliajt me vëllain e tij pas arrestimit

Lapsi.al 11 March 2025
Provat e reja/ SPAK përgjoi bisedat e Veliajt me vëllain e tij pas

Përgjime telefonike dhe ambjentale janë çuar nga SPAK në tavolinën e gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili është njohur me përmbajtjen e bisedave që ka zhvilluar në burg Erjon Veliaj më vëllain e tij, Arbër Veliaj.

Njëherësh SPAK, mësohet të ketë vënë në përgjim telefonik Arbër Veliaj, i cili rezulton se pasi ka marë urdhëresa nga vëllai i tij në burg, ka orientuar disa media për të nisur një fushatë sulmi ndaj prokurorëve të SPAK.

Një veprim të tillë të nxjerë nga përgjimi ambjental brenda në burg dhe përgjimet telefonike të kryera mbi Arbër Veliaj, kanë çuar prokurorët e çështjes në gjykatën e Apelit, me një argument shtesë, se përse Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg.

Sipas prokurorisë Veliaj ka nisur një fushatë mediatike kundër prokurorëve dhe anëtarëve të tjerë të grupit hetimor, veprim ky që sipas tyre nuk duhet të ndodhë dhe se është i paligjshëm pasi ka si qëllim indimidimin e njerëzve të Drejtësisë.

Në fakt ky është vetëm një perceptim që krijojnë prokurorët, pasi çdo person qoftë në burg apo jashtë tij, ka të drejtë të mbrohet ligjërisht dhe të dëgjohet fjala e tij edhe mediatikisht.

Në pretendimet e tyre para gjykatës së Apelit të Posaçëm prokurorët mësohet të jenë shprehur se personi nën hetim Erjon Veliaj dhe familjarë të tij, kanë kryer veprime dhe përpjekje për të prishur prova, ndaj i kanë qëndruar kërkesës së tyre për të mbajtur në masën e “arrestit në burg”.

Të ndodhur në kushtet e hyrjes së provave të reja në procesin gjyqësor, avokatët e Erjon Veliaj, kërkuan kohë të njihen me to dhe të japin shpjegime prapësuese për sa i përket vijimit të mbrojtjes. /Marrë nga Ora News

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI