Flash

Petro Koçi tërhiqet nga gara për deputet në zgjedhjet e 11 majt: Më spostuan

Lapsi.al 11 March 2025
Petro Koçi tërhiqet nga gara për deputet në zgjedhjet e 11

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka njoftuar sot se është tërhequr nga gara për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi siç thotë ai, është i vetmi që nuk ka shansin e startit në kushte të barabarta, sepse nuk ka në ngarkim një zonë përgjegjësie politike elektorale. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se vendimi i tij është marrë pas spostimit faktik të tij nga strukturat e PS.

“Unë nuk do të jem në listën përfaqësuese të kandidaturave për deputetë, jo për ndonjë paburrëri politike, frikë dështimi personal apo braktisje të shpirtit të solidaritetit, por sepse ndryshe nga të gjithë ju jam i vetmi që nuk kam shansin e startit në kushte të barabarta sepse nuk kam në ngarkim një zonë përgjegjësie politike elektorale…

…Megjithatë ky ndryshim në përgjegjësinë drejtuese solli një spostim jotransparent dhe mospërkufizim të qartë të funksionit tim në zonë. U ndërpre si me thikë përfshirja ime në aktivitetin organizativ të partisë duke mos u lajmëruar kurre për kalendarin e përditshëm të mbledhjeve dhe takimeve, përjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmërimet mbërrinin nëpërmjet rrjetit në grupin Whatsapp të deputetëve. Nuk di nëse kjo situatë ishte e orientuar apo ishte pasojë e ndonjë intrige shpirtvogël. Megjithatë e fal çdo kënd që më apo pa dashje ka gisht në këtë mëkat, i cili mbetet i parëndësishëm për interesa përtej meje.

E shfrytezoj kete komunikim publik per t'i bere thirrje cdo kolegu, deputet ose jo, qe ka probleme hetimore serioze me SPAK te mos kandidoje ne keto zgjedhje. Kam besim se cdo person te cilit do i nderpritet procesi hetimor apo do te mund te marre pafajesine me vone, PS do i jape meritat e duhura ne vijim.”, shkruan mes të tjerash ai.

Të këshilluara

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Veliaj do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shq...

09:50

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme euro do të blihet me 98.9 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.9 lek...

08:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI